Përgjimet/ “Më thanë ishte vrasje e thjeshtë që do bëhej në këmbë”

Feb 13, 2016 | 22:05
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera përgjime telefonike të Kristi Pines, i dyshuar si vrasës me pagesë.

Dëshmia e mëposhtme e tij flet për një nga episodet që ai akuzohet, për vrasjen e Ibrahim Madhit në Shkodër.

kristi-pine

“Një ditë në muajin maj 2014 kam shkuar në Tiranë dhe kam takuar Elsonin. Ai më ka thënë se kishte një porosi nga Admir Tafilaj për të vrarë një person në Shkodër dhe më pyeti nëse isha dakord që ta vrisja unë.

Ai më tha se ishte një vrasje ku paguheshin pak lekë, por ishte vrasje e thjeshtë që do bëhej në këmbë dhe jo me makina apo motorë.

Më tha që të mos e vrisja mendjen për armë apo për lekë. Pasi u përshëndetëm, ai më dha një çantë të zezë shpine dhe disa lekë dhe më tha se ishin porosi e Admirit.

Aty kam hapur çantën dhe kam parë që brenda kishte një arme pistoletë “Zastava”, me fishekë 7.65 mm, të cilët nuk ishin të vendosur në krëhër. Kishte dhe një silenciator që ia kam montuar në shtëpi”.

Për më shumë lexoni edhe Vrasja e biznesmenit Murati, ja përgjimet nga burgu të Admir Tafirit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura