Skandal/ Ish-ministrja Jankullovska: Shqiptarët i shfarosim për një orë, duhet t’i “pastrojmë” njëherë e përgjithmonë

May 15, 2015 | 15:48
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish-ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankullovska, në përgjimet e rradhës të publikuara sot nga opozita maqedonase, dëgjohet duke thënë se shqiptarët mund të shfarosen brenda një ore.

Gordana Jankulloska

Përmes një bisede telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger, ish-ministrja dëgjohet duke folur për planet e saj të errëta ndaj shqiptarëve, raporton “Zhurnal”. 

Në bisedë dëgjohet ku Protuger e pyet: “Nëse do të kemi luftë?”, kurse Jankullovska i përgjigjet: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do t’i zhdukim, mirëpo puna është që të mos tregojmë tani muskuj”. 

Gjatë bisedes ajo thekson se nuk ka bashkëjetesë me shqiptarët. “Nuk ka bashkëjetesë me to. Duhet t’i pastrojmë…, njëherë e përgjithmonë”, thotë ndërmjet tjerash Jankullovska. 

Kurse në një bisedë midis ish-ministres dhe Sasho Mijalkovit, Jankullovska nervozohet ndaj përfaqësuesve të BDI-së, duke u shprehur se “shumë po kërkojnë”.  

“Shiptarëve për Butel, për asi punë asgjë nuk i jap materiale. Nuk bën ato të shohin se sa paguajmë si paguajmë ne. Për punë të vogla i jap të dhëna, por për tjera nuk i jap të dhëna”, thotë Jankullovska.

Ish-kryepolicja shihet si një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të kryeministrit Nikolla Gruevski.   

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e Zaev publikoi sot ‘bombën e 32-të’ nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura