Përgjimet e reja/ Paratë për gjyqtarin, Doda-vjehrrit: Jam tu fol shqip, bëj gati 15

Nov 16, 2017 | 10:55
SHPËRNDAJE

Në pjesën tjetër të dosjes hetimore të Prokurorisë për aferat korruptive të gjyqtarit Shkëlqim Miri, zbardhen bisedat e Gentian Dodës nga burgu, me vjehrrin e tij Nezir Abdullaj, shkruan “Panorama”.

shkelqim miri

Doda e porosit këtë të fundit që të marrë me vete 15 mijë eurot që ka dhe të takojë Alban Bucin, aktualisht person në kërkim, për të plotësuar shumën që do t’i dërgohet gjyqtarit. Bëhet fjalë edhe për 15 mijë euro të tjera, të cilat i ka siguruar një shok i tij dhe që do t’i dorëzojë në Laprakë.

Pjesë e dosjes është edhe përgjimi i bisedave mes Alban Bucit dhe djalit të Kujtim Mirit, tashmë i arrestuar, që ka në pronësi lokalin në Fushë-Krujë, ku do të dorëzoheshin paratë për gjyqtarin.

Më datë 23 maj 2017, rezulton se shtetasi Gentian Doda ka komunikuar 3 herë në telefon me vjehrrin e tij, Nezir Abdullaj, duke e pyetur këtë të fundit nëse e kishte marrë dikush në telefon dhe të bëjë gati 15 mijë euro, pasi Albani Buci do të shkonte diku për të plotësuar pjesën tjetër të parave, edhe 15 mijë euro të tjera.

Doda: A të mori kush në telefon, a jo?

Abdullaj: Po, më mori.

Doda: Hë, çar të tha?

Abdullaj: Nga ora 5 e gjysëm tha.

Doda: Takoheni?

Abdullaj: Po.

Doda: Shumë mirë, shumë mirë.

Abdullaj: Po, po.

Doda: Ti bëj një gjë tani, ti bëji gati dhe me 15 tjetër.

Abdullaj: Po.

Doda: Bëj gati dhe atë 15, merri dhe ca të tjera që t’i plotësosh, t’i bësh 15 euro.

Abdullaj: Po të mungojnë, po.

Doda: Edhe me Albanin, a në rregull?

Abdullaj: Po.

Doda: Do të marrësh Albanin dhe do të shkosh te ai shoku. Do të shkosh me gjithë Albanin

Abdullaj: Sot?

Dodo: Sot, sot o Nezir, jam tu fol shqip unë. Edhe do të shkosh të takosh Albanin dhe shkoni të takoni atë çunin dhe shkoni të merrni dhe ato të tjerat dhe më merrni nga telefoni i Albanit, se e di Albani se ku do me shku. A në rregull?

Abdullaj: Të vijë në 5 e gjysëm, 6 ai, të marrë ato të atij unë.

Doda: Jo. Kur të vish me gjithë Albanin. Shko tako Albanin përpara. Prit ta marr një herë Albanin unë. Mbylle ti njëherë, ta marr se ku është.

Abdullaj: Do shkoj me Albanin unë tek ai?

Doda: Fola me Albanin, nga ora 5 shko te Albani, a në rregull? Shko te Albani merr 15 tënde, bëj gati 15, okej, do të marrësh dhe ato të tjerat me Albanin.

Doda: Dëgjo çarë bën ti, merr ato të tjerat që të thashë, 15.

Abdullaj: Po.

Doda: Dhe shko tek Albani dhe rri me Albanin dhe pritni atë tjetrin. Pritni t’u japin dhe ato të tjerat dhe nisu me Albanin se di Albani ku do me shku.

Abdullaj: Okej.

Doda: Rri me Albanin. Bëj 15 ee.

Më datë 23 maj 2017, ora 20:04, shtetasi Nezir Abdullaj është telefonuar nga numri celular 0697396***, ku ky i fundit i shpjegon se: “Jam një shok i kushëririt të Bledit. Më ka marrë ai kushëriri prej Anglie me të dhënë një porosi ty”.

Nga ana tjetër, shtetasi Nezir Abdullaj i thotë se ishte duke e pritur dhe kanë lënë takim në Laprakë, te bar “Re…”.

Më datë 23 maj 2017, në orën 20:09, shtetasi Alban Buci ka telefonuar shtetasin Parid Miri (djali i vëllait të Kujtim Mirit, i cili ka në pronësi/administrim lokalin “ABC”, të ndodhur në Fushë-Krujë).

Buci: O Parido, jam shoku i Bledit.

Parid Miri: Hë, ça bane!

Buci: Çar bën, si të kam. Dëgjo, se patëm pak vonesë, na vonuan pak dokumentet e makinës.

Bëhet fjalë për të ardhurat që presim të marrim në Laprakë, Tiranë.

Parid Miri: Po.

Buci: Edhe thuaj atij njeriut që ke aty që në orën 9 e gjysmë jemi aty, na i bëj hallall.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura