Përgjimet e antimafias vënë në lëvizje SPAK: Do kontaktojmë homologët! Pasi të informohemi nga autoritetet italiane, do vendosim

Jan 25, 2021 | 11:02
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale Antikorrupsion është vendosur në lëvizje pas zbardhjes së përgjimeve të grupit të Ndraghetës në Itali, ku flitet për korrupsionin në Shqipëri me zyrtarë të lartë.

Arben-Kraja-780x405

Në një reagim për media, kreu i SPAK, Arben Kraja, është shprehur se do të nisë kontaktet me autoritetet italiane, lidhur me përgjimet e publikuara pas hetimit të antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku përmendeshin edhe emrat e disa politikanëve e biznesmenëve në Shqipëri.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, u shpreh se pas marrjes së plotë të informacionit nga pala italiane, do të vendoset se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin. “Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autorite tet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim”, ka thënë Arben Kraja. Megaoperacioni në Itali çoi në pranga shumë persona të inkriminuar në grupin “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar të paktën 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Antonio Gallo, i njohur si “Princi i Ndrangheta”, shtetasi prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura