Përgjimet e Antimafias italiane/ Presidenti Meta: Gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet menjëherë dhe nga institucionet tona

Jan 23, 2021 | 14:04
SHPËRNDAJE

 

Nga qyteti i Durrësit, Presidenti Ilir Meta tha se duhet që SPAK të nisë menjëherë hetimet pas përgjimeve të publikuara nga mediat italiane, që përmend faktin se zyrtarë të lartë shqiptarë përfshihen në skema rryshfetesh për lejet e ndërtimit të gradacelave.

 

Sipas Metës, “të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali e drejtësisë italiane për gjithçka që ka të bëjnë me Shqipërinë padyshim që duhet të ndiqen menjëherë dhe nga institucionet tona”.

Kreu i shtetit iu referua disa raporteve ndërkombëtare që e kanë futur Shqipërinë në mesin e atyre vendeve që kanë problemin e pastrimit të parave.

meta sot

Pyetje: Keni një koment, në lidhje me mediat italiane për përfshirjen e disa zyrtarëve të lartë shqiptarë në çështje pastrimi parash? Mendoni se SPAK duhet të nisë hetime?

Ilir Meta: Pa asnjë diskutim që problemi i pastrimit të parave është problem tashmë i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara, në këtë drejtim të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali e drejtësisë italiane për gjithçka që ka të bëjnë me Shqipërinë padyshim që duhet të ndiqen menjëherë dhe nga institucionet tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura