Përgjimet/ Burgjet ku hyri pajijsa, makinën e drejtonte oficeri Xhelilaj

Jun 25, 2016 | 8:55
SHPËRNDAJE

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ndaj tre zyrtarëve të Policisë së Shtetit të dyshuar për shkelje të ligjit gjatë administrimit të pajisjes përgjuese “IMSI CATCHER” shtrihet edhe në disa burgje të sigurisë së lartë në vend.

pajisja

“Panorama” shkruan sot se organi i hetimit ka dyshime se automjeti me pajisjen përgjuese është futur në disa prej këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit. Për këtë shkak, me urdhër të prokurorëve të çështjes, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar librat e hyrje- daljeve në disa prej këtyre institucioneve.

Sipas burimeve, rezulton se në momentet kur automjeti ku ishte montuar pajisja e përgjimit, kur ka kaluar pragun e burgjeve të dyshuara, ka qenë nën drejtimin e oficerit të Forcave të Posaçme Operacionale, Entiol Xhelilaj, një nga personat nën hetim për skandalin e përgjimeve.

Janë të paktën tre IEVP ku dyshohet të ketë ndodhur ky veprim, në burgun 302 në Tiranë, në burgun e Peqinit dhe atë të Fushë- Krujës, gjatë vitit 2015.

Nga të dhënat paraprake ka rezultuar se në librat e hyrje-daljeve është shënuar se urdhri për lejimin e makinës me pajisjen përgjuese është dhënë nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Nga ana tjetër, OPGJ-të nuk kanë sekuestruar ndonjë urdhër të Prokurorisë për ndonjë veprim të ligjshëm hetimor në institucionet e izoluara të përmendura.

Hetuesit nuk kanë ende të qartë se cili ka qenë subjekti i hetimit në këto burgje, në një kohë që në periudhën në fjalë të izoluar në to kanë qenë persona të dyshuar për vepra të rënda kriminale.

AKUZA

Sipas Prokurorisë së Tiranës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy vartësit e tij, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj, dyshohet të kenë konsumuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, gjatë administrimit të një pajisjeje përgjuese të vënë në dispozicion nga ana e Interforcës për trajnimin e Policisë shqiptare. Aktualisht, Çako po hetohet pa masë sigurie, ndërsa dy oficerët Duka e Xheliaj në “arrest shtëpie

ARMAND BAJRAMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura