PËRGJIMET/ Atentati i Mbrostarit, telefonata që zbuloi autorin

Feb 20, 2016 | 18:28
SHPËRNDAJE

Hetuesit kanë zbuluar detajet të reja mbi atentatin e ndodhur më 8 janar në Fier, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë. Policia ka identifikuar si autor të atentatit Ermal Binjakun, i cili dyshohet se ka vrarë Denis Kasajn dhe plagosur Klement Kastratin dhe Elton Margaritin.

denis_kasa_policia_vendngjarje1_16712

Të vetmet detaje që kanë dalë mbi ngjarjen janë ato të dëshmuara nga i arrestuari Ilir Metushaj nga Vlora, i cili tregoi shënjestrën e atentatit, ndërsa vetë të plagosurit nuk kanë dhënë ndonjë detaj që të çoje hetimin drejt një piste të qartë.

Ndërkohë, Ylli Nazeraj,  i ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si bashkëpunëtor në atentat, rezulton se ka folur në telefon me Ermal Binjakun mbi ngjarjen e ndodhur në Mbrostar. Gjithashtu, nga vrojtimi i me GPS në momentin e atentatit, telefoni i Nezerajt ndodhej vetëm pak metra larg vendin ku ndodhi ngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura