Përgjimet/ Apeli zbardh vendimin për Çakon: Nuk mund t’i prishë provat

Jun 28, 2016 | 20:44
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka zbardhur sot argumentimin e vendimit që riktheu në detyrë drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Haki CakoSipas vendimit të Apelit, pezullimi i Çakos ka qenë i parregullt, pasi nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat dhe kushtet ligjore.

Gjykata e Apelit çmon se nuk ekzistojnë kushtet, që Haki Çako, të prishë, rrezikojë provat, të largohet nga vendi, apo të kryejë një krim më të rëndë, apo të njëjtë me atë që akuzohet.

Për Apelin, pretendimet se Çako mund të ndikojë tek vartësit e tij dhe për pasojë tek hetimi, nuk qëndron.

Gjykata e çmon si të pabazuar, pasi nuk rezulton që nga ana e Drejtorit të Policisë të jetë vepruar duke vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provës.

Për të gjitha këto arsye, togat e zeza vendosën të rrëzojnë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejnë në detyrë Çakon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura