“Përgjimet ambientale”/ Lleshaj: Policia më pak kompetenca se ato të vendeve të Europës! Procedura është nën monitorimin e…

Dec 3, 2020 | 13:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit tha se Presidenti Ilir Meta nuk i ka lexuar të gjitha nenet që lidhen me ligjin për “Policinë e Shtetit”. Sipas tij, pretendimet e Presidentit se mbikëqyrja e Policisë së Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut nuk qëndron.

Lleshaj tha se e gjithë procedura është nën monitorim nga tre institucione, prokuroria e përgjithshme, SPAK dhe SHÇBA.

Kthimin e ligjit, Lleshaj e cilësoi një akt të mirëfilltë politik duke argumentuar qëndrimin e tij për këtë ligj. Ai tha më tej se dekreti i Presidentit nuk ka asnjë brendi juridike dhe se ligji vjen pas diskutimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj edhe presidenti kur e  ka kthyer ligjin i referohemi të njëjtit nen 221. Me një ndryshim të vogël, Presidenti ka lexuar nga ky nen vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5. Në 4 pikat e para të këtij neni të kodit të procedurës penale rregullohet si kryhet përgjimi ambiental procedurial dhe këtu kodi parashikon që gjithçka kryhet nga policia nën kontrollin e përhershëm të prokurorit. Ndërkohë që po ky nen në pikën 5 thotë që mbikëqyrja parandaluese kryhet me një ligj të veçantë, jo me kodin e procedurës penale. Nuk besoj se është ngatërrese, por është bërë qëllimisht.

Kodi i procedurës penale thotë që duhet ta rregulloni veçmas dhe ne me ligjin që sjellim e kemi rregulluar veçmas duke iu përshtatur praktikave evropiane me një dallim që ne i japim policisë tonë më pak mbikëqyrje sesa kanë policitë e vendeve evropiane. Ndërkohë që e gjithë procedura është nën monitorimin e përhershme tre strukturave  prokurorisë së përgjithshme, SPAK dhe SHÇBA-së”, tha Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura