“Përgjime me urdhër të drejtorit të policisë”- Komiteti i Helsinkit: Nisma dobëson pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikon të drejtën për…

May 28, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundërshton nismën e qeverisë në kuadër të paketës anti-KCK, për të zhvilluar përgjime pa urdhër të prokurorisë.

pegjime1514054769

Ky Komitet thotë se nismat ligjore nuk janë konsultuar me organizatat e shoqërisë civile.

Sipas KSH, nismat ligjore dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi

Më herët edhe SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë kundërshtuar nismën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi për përgjimet dhe krijimin e komitetit antikrim.

“Në sugjerimet e dërguara për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm, i cili do të përfshijë edhe dy organe të pavarura të cilat nuk japin llogari para ekzekutivit si prokuroria dhe SPAK.

Krahas kësaj, një tjetër pikë, e cila sipas sugjerimeve të prokurorisë duhet ndryshuar tërësisht, është dhe ajo e përgjimeve. Sipas projektligjit i jepet e drejta që përgjimet të kryhen dhe nga drejtorët e policive vendore ndërsa nuk parashikohet një mekanizëm kontrollues siç është prokuroria”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë i Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm.

KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. (qëndrimi i plotë mund të aksesohet në linkun https://ahc.org.al/oponence-ligjore-per-aktin-normativ-me-…

Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propoz…/) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi.

KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-KCK”.

Më herët edhe SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë kundërshtuar nismën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi për përgjimet dhe krijimin e komitetit antikrim.

Në sugjerimet e dërguara për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm, i cili do të përfshijë edhe dy organe të pavarura të cilat nuk japin llogari para ekzekutivit si prokuroria dhe SPAK.

Krahas kësaj, një tjetër pikë, e cila sipas sugjerimeve të prokurorisë duhet ndryshuar tërësisht, është dhe ajo e përgjimeve. Sipas projekligjit i jepet e drejta që përgjimet të kryhen dhe nga drejtorët e policive vendore ndërsa nuk parashikohet një mekanizëm kontrollues siç është prokuroria.

Sipas prokurorisë, dhënia e së drejtës së përgjimit të punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mos përcaktimi qartë në projektligj se çfarë vlere provuese do të kenë faktet e konfirmuara nga Policia e Shtetit, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu në dokument kundërshtohet dhe propozimi për procedimin policor dhe veprimet gjurmuese hetimore duke zhdukur urdhërimin se të gjitha këto veprime kërkojnë autorizim nga prokurori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura