“Përgjigjemi me pushkë”, deklarata e Thaçit alarmon Serbinë: Duan luftë

Apr 10, 2018 | 8:51
SHPËRNDAJE

Alarmohet Serbia. Nje dite pas deklarates se bere nga presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi, i cili teksa ishte ne manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare, deklaroi se “Kercenimeve te Serbise u pergjigjemi me pushke”, ky eshte lajmi i pare i mediave serbe.

thac1

“Thaci përsëri kujton luftën! Presidenti i Kosovës ka kërcënuar se do të godasë Serbinë me “pushkë” dhe shteti i Serbisë përgjigjet se kjo është një tjetër provë se pala shqiptare nuk dëshiron dialog, por luftë!”- shkruan Kurir.

Me tej, gazeta shkruan se ajo qe tha Hashim Thaçi ishte pjese e një fjalim skandaloz në Koshare, pas te ciles ka reaguar ashper kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura