Përgjaket BDI-ja e Kumanovës, vritet pretendenti për kryetar partie. I dyshuari: U vetëmbrojta, do dorëzohem

Jul 23, 2015 | 20:23
SHPËRNDAJE

Një përleshje e armatosur ka ndodhur sot në një nga lokalet e Kumanovës, ku ka mbetur i vrarë Xhemail Rexhepi, pretendenti kryesor për kryetar dege te BDI-së. Përleshja raportohet se ka ndodhur mes anëtarëve të BDI-së dhe sherri ka plasur për pozicionin e kreut të degës së kësaj partie, transmeton “INA”.

I dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës në Kumanovë, Bajram Limani, si kryetari i degës së BDI-së në këtë qytet, në një deklaratë për ALSAT-M rrëfen momentin e incidentit. Ai thotë se ndjen keqardhje për atë çka ka ndodhur, por shton se ishte në vetëmbrojtje. Limani tha se do të dorëzohet në Polici.
xhemail

Sipas mediave maqedonase, Xhemail Rexhepi kishte shkuar për të diskutuar me Limanin, për zgjedhjet. Prej kohësh ka mosmarrëveshje mes grupit të Komandant Shqiponjës dhe Bajram Limanit për degën e BDI – së në Kumanovë, por që kohët e fundit janë thelluar edhe më shumë.

I dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës në Kumanovë, Bajram Limani
I dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës në Kumanovë, Bajram Limani

Nga ngjarja mbetën të plagosur rëndë edhe dy të tjerë, Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri. Qindra qytetarë janë tubuar pranë lokalit ku ka ndodhur incidenti. 

photo-2

Ndërkohë, familjarë dhe miq të komandant Shqiponjës që u mblodhën para spitalit të Kumanovës, për të marre kufomen e të ndjerit, konfirmuan se Xhema është vrarë.

Sipas informatave të para që posedon MPB, autorët e të shtënave janë dy persona. 

photo-4

Ata fillimisht kanë gjuajtur Shefki Rexhepin, kurse në momentin që Shqiponja ka dashur të pengojë incidentin, kanë zbrazur breshëri plumbash në trupin e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Policia ende është duke zhvilluar hetime në teren, kurse me deklaratë zyrtare pritet të dalë sot në mbrëmje, ose ditën e nesërme.

photo-1-640x405

Familjarë dhe bashkëluftëtarë të Shqiponjës ishin me lot në sy pranë spitalit të Kumanovës dhe se ata janë të mllefosur nga ngjarja e tillë, që sipas tyre po humbasin njerëzit më të mirë të kësaj treve.

“Politika i ka fajet. Na morën në qafë këta politikanë. Ali Ahmeti do të jap llogari se përse na solli në këtë situatë ku ende po numërojmë të vrarët. Për këtë dikush do të jap llogari”, thekson për INA, një bashkëluftëtarë i Xhemail Rexhepit.

Ata theksojnë se kjo situatë nuk i ka shërbyer askujt dhe se sipas tyre dikush ka punuar për këtë vrasje të inskenuar dhe planifikuar. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura