Përfundon takimi i ambasadorit Lu me Bashën, dy orë bisedime kokë më kokë

May 17, 2017 | 15:01
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi i ambasadori amerikan Donald Lu  me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi i ambasadorit amerikan me liderin demokrat, u zhvillua në selinë e PD-së dhe zgjati rreth 120 minuta.

Kryetari i PD, Basha me ambasadoret e SHBA dhe OSBE sot pas takimit

Ky takim erdhi menjehere pas publikimit te paketes “McAllister+”, me 20 pika e cila  synon zgjidhjen e ngërçit politik prej 18 shkurtit ne vend.

Ndersa nga ana tjeter Rama nuk negocion shtyrjen e zgjedhjeve përtej 18 qershorit, PD kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, pasi sipas tyre implementimi i paketës dhe instrumenteve që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme kërkon kohë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura