Përfundon takimi, Higuain “me një këmbë” tek Milani, por ende asgjë definitive

Jul 31, 2018 | 18:13
SHPËRNDAJE

Takimi mes administratorit të Juventusit, Marota, si dhe drejtorit sportiv, Paratici, me Leonardon dhe vëllain menaxher të Higuainit, ka përfunduar në Casa Milani. Gjithçka filloi në orën 16:30, ndërsa në 17:25, drejtuesit bardhezi janë larguar nga zyrat e Milanit.

higuainn

Të dy klubet kanë rënë dakord për këtë transferim, i cili pritet të jetë në shifrën e 55 milionë eurove, por gjithsesi, ende nuk ka ardhur vendimi përfundimtar, të cilën mediat italiane e cilësojnë si një marrëveshje komplekse.

C_29_articolo_1228660_upiImgLancioOriz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura