Përfundon seanca gjyqësore ndaj Vangjush Dakos në GJKKO, togat e zeza tërhiqen për vendim

Jun 8, 2023 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Vangjush Dakos në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

GJKKO vangush dako

Togat e zeza janë tërhequr në dhomën e këshillimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Gjatë seancës, Dako ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK për shpërdorim detyre.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.

QENDRIMI GJATE SEANCES

Ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako është shprehur para togave të zeza në GJKKO se “nuk kam shkelur ligjin”, referuar akuzave për lejimin e ndërtimin e kateve pa leje në një pallat në Durrës.

“Nuk kam dijeni, as nuk e di se sa kate është”, ka deklaruar Dako, për pallatin që nga 7 kate u bë 11 kate, pas rreth dy vitesh nga ndërtimi.

Lidhur me tenderin për projektin për zhvillimin e vijës bregdetare tek Currilat, për të cilin dyshohet se i shkaktoi 18 mln lekë dëm buxhetit të shtetit, ish-kryebashkiaku pretendon se nuk ka pasur dijeni duke ia kaluar si përgjegjësi specialistëve.

“Kjo procedurë prokuromi publik është zhvilluar nga specialistët, unë nuk kam qenë në dijeni. Nuk e kam shkelur në asnjë moment procedurën e prokurimit për këtë tender”, tha Dako në seancë.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.

Avokati i tij, Petrit Ismaili theksoi pretendimin e Vangjush Dakos, duke thënë se ai nuk ka lidhje me akuzat.

Ndërsa shtoi se ai mund të hetohet dhe gjykohet në masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje apo garanci pasurore.

Lexoni edhe: “Nuk e di as sa kate është pallati”- Zbardhet dëshmia e Vangjush Dakos në gjykatë, ish-kryebashkiaku kërkon lirimin: S’e kam shkelur ligjin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura