Përfundon rikonstruksioni i dy shkollave të dëmtuara nga tërmeti, Rama: Janë gati sipas standarteve europiane, po vijon puna për…

Sep 26, 2021 | 20:31
SHPËRNDAJE

shkollatermeti

Ka përfunduar rikonstruksioni i dy shkollave të dëmtuara nga tërmeti e 26 nëntorit 2019 në Mamurras si dhe konvikti i një shkolle profesionale në Golem.

Shkollat “Selman Daci” në Bubq, dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras si dhe godina e re e konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem janë gati për fillimin e sezonit të ri arsimor.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se puna vijon përditë në kantiere të ndryshme.

Postimi i Edi Ramës:

Dy shkolla të tjera të rilindura “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras si dhe godina e re e konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, janë gati sipas standardeve më të mira europiane.

Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura