Përfundon procesi në 6 degë/ Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatet, ja kush janë shpallur fitues

Apr 18, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Komisioni i Rithemelimit ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve në 6 degët e PD-së. Në Berat, fitues është shpallur Shyqyri Dura me 46% të votave.

seliaepd-godina-partiademokratike

Fitues në Librazhd u shpall Ilirjan Alliu me 53% të votave dhe në Prrenjas fitoi Arjan Karriqi me 61% të votave.

Ndërsa në degën nr.1 në Tiranë fitoi Fetah Hasanaj me 76% të votave, në degën nr 5 fitoi Fatmir Myrta me 47% të votave dhe në degën nr. 8 fitues u shpall Gazmend Sallaku me 64% të votave.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 6 degë të PD.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

  1. Dega Berat:

Morën pjesë në garë 4 kandidatë.

Fitues u shpall z. Shyqyri Dura me 46% të votave

  1. Dega Librazhd:

Morën pjesë në garë 3 kandidatë.

Fitues u shpall z. Ilirjan Alliu me 53 të votave

  1. Dega Prrenjas:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave

  1. Dega 1 Tiranë:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall z. Fetah Hasanaj me 76% të votave

  1. Dega 5 Tiranë:

Morën pjesë në garë 5 kandidatë.

Fitues u shpall z. Fatmir Myrta, me 47% të votave

  1. Dega 8 Tiranë:

Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall z. Gazmend Sallaku, me 64% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura