VIDEO/ Pas 5 orësh takim, Rama e Basha ruajnë ‘sekretet’ e paktit. Ja çfarë bënë

May 18, 2017 | 15:22
SHPËRNDAJE

Ka perfunduar pas 5 orësh takimi kokë me kokë mes Ramës dhe Bashës në Pallatin e Kongreseve.

Te dy pas daljes nuk kane dhene detaje nga marreveshja per mediat, por teksa Kryeministri i ka shmangur mediat, Basha u tha atyre se shume shpejt do te jepen detajet.

Rama duke dale nga Pallati i Kongreseve
Rama duke dale nga Pallati i Kongreseve

TAKIMI

Pas takimit koke me koke per rreth 3 ore mbremjen e djeshme, ku u dol me nje marrëveshje, diten e sotme, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozites Lulzim Basha u mbyllën më shumë se 5 orë në Pallatin e Kongreseve për modalitetet e teknalitetet e paktit.

Rama bashaaaa

Në 10 minutat e para ata shoqëroheshin edhe nga stafi i tyre teknik. Takimi nisi rreth orës 10.05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi.

Pas 10 minutave me te shoqeruarit, takimi mes tyre vijoi kokë më kokë.

1495096634takimi-sotem

Marrëveshja mes dy liderëve politike u arrit në orët e para të së enjtes.

Marrëveshja e bazuar tek paketa McAllister është ende enigmatike dhe pritet të sqarohet në orët e ardhshme. Data qe po perflitet gjeresisht eshte ajo e 16 korrikut, por ka dale edhe nje tjeter numer, 25 qershori.

Edi Rama deklaroi dje se ishte “100 përqind dakord” me Lulzim Bashën per daten e zgjedhjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura