Përfundon ndërhyrja e plotë në autostradën Tiranë-Durrës, ja kur hapet rruga

Jun 30, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës janë në fazën e fundit, pasi do të mbyllen sot.

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, në një prononcim për mediat tha se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij.

qendro

“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 ditë pune duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugore, nesër trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”, tha ai.

Ndërhyrja emergjente në autostradë nisi dy javë më parë, ndërsa ashtu sikur kishte deklaruar, ARRSH mbylli punimet brenda afateve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura