Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi: Bëmë të qarta qëndrimet tona. Tani fjalën e kanë ekspertët

Jan 16, 2020 | 18:11
SHPËRNDAJE

Oerd Bylykbashi, i mandatuari i PD për tryezën mes palëve për Reformën Zgjedhore, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, tha se tashmë detyra e ekspertëve është që të ecin sa më shpejt për përgatitjen e draftit.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se opozita kishte parashtruar qëndrimin e saj dhe çështjet më me prioritet për t’u diskutuar.

bylykbashi

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR:

lufta kundër shitblerjes së votës
presioni mbi zgjedhësit
presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës
abuzimi me burimet shtetërore
manipulimi i listave
keqpërdorimi i policisë së shtetit
cënimi i sekretit të votës
cënimi i lirisë së votës

Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it.

Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit. Unë nuk kam çtë shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë – Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me consensus, pa asnjë ndryshim.”- Bylykbashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura