Përfundon mbledhja e grupit të PD, Basha porosi të qarta deputetëve: Ne do bëjmë…

Sep 3, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot në seline blu deputetët e grupit të tij parlamentar.

Mbledhja nisi paraditen e sotme dhe u mbyll pak pas orës 11:00. Në këtë takim, në qendër të diskutimeve ka qenë mes të tjerash edhe sjelljen e re të demokratëve në raport me Parlamentin.

Në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri.

Mbledhja e grupit te PD 3 shtator 2018

Sipas informacioneve të “Panorama” mësohet se Basha ka thënë se prioritet është ndërprerja e lidhjeve të qeverisë me krimin.

Burime të “Panorama” bëjnë me dije se Basha ka thënë para deputeteve se: Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se grupi i deputetëve të PD do të zhvillojë një tjetër mbledhje në orën 15:00, pasi Basha ka pasur takime dhe mbeldhja është ndërprerë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura