Përfundon keq aventura e shqiptarit, policia gjermane zbulon se kishte ndryshuar emrin sepse …

Jul 12, 2018 | 8:03
SHPËRNDAJE

Përfundon keq aventura e nje shqiptari, i paditur per nje grabitje me arme ne Gjermani. Të martën pasdite në magjistralen A8 të Irschenberg, policia kufitare gjermane ndaloi një Pasat VW me targa shqiptare.

polizei gjermani

Policet i kerkuan gjithe dokumentacionin shoferit 29-vjeçar, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.

Gjithçka dukej në rregull me dokumentacion, megjithatë policia pas kontrolleve të imtësishme zbuloi se 29-vjeçari kishte ndryshuar emrin. Por me arsye të fortë: me emrin e tij të vjetër ai ishte paditur nga Prokuroria e Kiel për shkak të grabitjes me armë në Neumünster.

Ai kishte arritur me emrin e ri të udhetonte pa problem në Itali, Zvicër dhe Francë, por jo edhe në Gjermani. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar të dhëna nga tre vendet e tjera të personit me emrin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura