Përfundoi në greminën 200 metra duke tentuar t’i shpëtonte policisë, arrestohet “dragoi i Kavos”

May 23, 2020 | 22:55
SHPËRNDAJE

Autoritetet policore greke arrestuan Dimitris Aspiotis, i njohur si “dragoin e Kavos”, në një përrua në zonën e Agios Gordios, Lefkimmi,  në Korfuz.

U desh një operacion shpëtimi  nga EMAK, pasi 47 vjecari nga vrapimi për t’i shpëtuar policisë ra në një grykëderdhje në thellësi prej 200 metrash, dhe për rrjedhoje pësoi lëndime të shumta.

1

Disa orë më vonë, ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit.

Autori i dyshuar gjatë gjetjes  dhe arrestimit  ishte plotësisht i vetëdijshëm, ndërsa thuhet se ka goditur rëndë gjymtyrët dhe mesin e tij. Ambulanca u shoqërua nga policë, ndërsa operacioni që ishte ngritur përgjatë 14 ditëve të nevojshme për ta lokalizuar dhe arrestuar atë ishte shume i madh.

Kërkimi filloi kur partneri i një gruaje 34-vjeçare, shqiptare, raportoi para autoriteteve se gruaja ishte zhdukur për rreth dy ditë.

2

Përfundimisht, ajo u vu re në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, dhe raportohet se i tha policisë se ajo ishte  e rrëmbyer nga 47-vjeçari dhe ishte mbajtur peng dhe ishte dhunuar nën kërcënimin e jetës.

Gjithçka  filloi kur një grua 34-vjeçare me origjinë shqiptare mungoi për rreth dy dite në shtëpinë e saj. Partneri i saj mobilizoi autoritetet dhe gruaja u gjet në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, nga burra nga Departamenti i Policisë Lefkimmi.

Ajo vetë vuri në dukje si autorin e sulmit kundër saj, 47-vjeçarin  Dimitris Aspiotis.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura