Përfshirja në fushatë, Financat: Hetim drejtoreshës së Tatimeve Vlorë

Jun 6, 2017 | 9:11
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave ka njoftuar se ka nisur hetimin për Drejtoreshën e Tatimeve në Vlorë, pasi e akuzon atë si të përfshirë në fushatën elektorale.

vukaj helga

Sipas Ministrisë, hetimi ka nisur për Pranvera Resulajn, e cila është Drejtorja Rajonale e Tatimeve Vlorë.

Mësohet se Resulaj akuzohet se është përfshirë drejtpërdrejtë në fushatë elektorale dhe për këtë i kërkon prokurorisë që të vijojë hetimet.

Njoftimi 

Nisur nga informacionet dhe materialet bashkëlidhur, Znj. Resulaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.

Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura