Përfshihet sërish në skandal tradhtie vetëm pak kohë pasi u rikthye me Khloe Kardashian, ylli i basketbollit letër modeles që pretendoi se bëri seks me të

May 5, 2021 | 16:02
SHPËRNDAJE

Tristan Thompson është përfshirë sërish në një skandal tradhtie. Pas rikthimit me Khloe Kardashian, një modele deklaroi se basketbollisti i shkroi pas 3-vjetorit të vajzës së tij.

Por Thompson nuk i ka pranuar akuzat për tradhti dhe e ka quajtur modelen Sydney Chase një “gënjeshtare”. Ai e ka kërcënuar se do e padisë nëse vazhdon të “gënjejë”.

Ylli i “Celtics” ka punësuar një avokat për çështjen dhe i ka dërguar letër, Sydney Chase, e cila pretendoi se kishte bërë seks me Tristan, kur ai dhe Khloe u ribashkuan.

Në letrën e dërguar modeles, avokati i konsideron pretendimet e saj “shpifje me qëllim të keq”, ndërsa shton se “Thompson nuk kishte lidhje me të dhe kurrë nuk i ka dërguar mesazhe”.

Gjithashtu shkruhet se “ajo nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj”.

Letra përfundon duke thënë nëse “Chase nuk ndalon së shpifuri për Thompson në media ose në rrjetet sociale, do gjendet përballë gjykatës”.

Kjo nuk është hera e parë që Tristan Thompson akuzohet se ka tradhtuar yllin e Klanit Kardashian.

Madje ai e tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës së saj, Kylie Jenner kur Khloe ishte në pritje të vajzës së tyre.

Ajo ia fali disa herë tradhtitë dhe vendosi që të rikthehej me të, por nuk dihet se çfarë vendimi do marrë pas skandalit të radhës.

/Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura