Përfshihet nga zjarri një bujtinë në Reç të Shkodrës, lokali shkrumbohet nga flakët (VIDEO)

Jan 14, 2022 | 20:24
SHPËRNDAJE

Një bujtinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Reçit në Malësi të Madhe.

Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se flakët kanë djegur lokalin, ndërkohë që falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve është shpëtuar pjesa e bujtinës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura