Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Devoll të Korçës, terreni i thyer malor vështirëson punën e zjarrfikësve

Jan 21, 2020 | 16:44
SHPËRNDAJE

Një zonë e quajtur Çardhak mes rrethit të Devollit dhe të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Sipas “News 24”, deri më tani janë djegur disa sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Shengjin-zjarr-1-e1566558827445-730x440
foto ilustrim

Përhapja e flakëve favorizohet edhe nga era , ndërsa afër vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa antena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura