Përfshihet nga flakët një apartament në Lezhë, zjarrfikëset dhe policia në vendngjarje

Nov 19, 2017 | 17:29
SHPËRNDAJE

Një banesë është përfshirë nga flakët në Lezhë. Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Skënderbeg’. Nga të dhënat paraprake, ‘BalkanWeb’ mëson se nga flakët nuk raportohet për të lënduar.

zjarr-2

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sakaq, policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura