Përfshihet nga flakët hoteli në Gjeorgji, 11 viktima. Të dielën ishte planifikuar…

Nov 25, 2017 | 8:33
SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka rënë në një resort në Gjeorgji, duke i ka marrë jetën 11 personave dhe plagosur 21 të tjerë.

georgia
Sipas mediave lokale, viktimat vdiqën nga asfiksimi në godinën 22-katëshe të’Leogrand hotel dhe kazino’, thuhet në deklaratën e ministrit gjeorgjian të shëndetësisë, Zaal Mikeladze.

Zjarrit zgjati disa orë për të shuar. Shkaku i renies se tij mbetet ende i paqartë.

Identifikimi i viktimave vijon, por ministria e Brendshme ne një deklaratë tha se bëhet fjalë për një iranian dhe 10 gjeorgjianë, të cilët kanë humbur jetën nga flakët.

Hoteli do të priste spektaklin e bukurisë ‘Miss Gjeorgji’ të dielën, ndërsa zyrtarët thanë se asnjë nga 20 garueset, të cilët thuhet se ishin duke qëndruar në hotel, nuk u lenduan.

Kryeministri i vendit, Georgi Kvirikashvili, i cili ishte duke u kthyer nga një takim i BE-së, ndërroi destinacion dhe shkoi menjëherë në Batumi, sapo u njoftua për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura