Përflitet për një kalim tek Liverpuli, trajneri i Bajern Mynih stopon largimin e mesfushorit

Jul 3, 2020 | 17:02
SHPËRNDAJE

Mesfushori spanjoll Tiago është pranë largimit nga Bajern Mynih. Për spanjollin interesohet Liverpul, dhe kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e vet lojtarit.

tiago

Tiagos i pëlqen një transferim tek Liverpuli dhe po e mendon seriozisht largimin. Por në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Gjermanisë kundër Leverkusenit, trajneri i Bajernit Flik për çështjen e Tiagos tha: “Shpresoj të mos largohet”.

Një fjali e vetme, por që mund të bëjë që Tiago të ndryshojë mendim, pasi mund të jetë ende i rëndësishëm tek Bajerni. Mbetet për tu parë serioziteti i Liverpulit, pasi Klop kërkon ta freskojë mesfushën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura