Përflitej për të drejtuar Shqipërinë, flet De Biazi: Objektivi ynë është EURO 2024

Oct 5, 2022 | 20:02
SHPËRNDAJE

Xhiani De Biazi është zyrtarizuar si trajneri i Azerbajxhanit, deri në përfundim të fushatës kualifikuese të “EURO 2024”. Me anë të një postimi në “Facebook”, trajneri italian është shprehur i lumtur për këtë mundësi të dhënë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit.

de biazi

Uroj të përcjell falënderimet e mia personale për të gjithë Federatën dhe në veçanti për presidentin Rovnag Abdullayev dhe Komitetin Ekzekutiv që kanë vlerësuar pozitivisht punën e realizuar deri më tani me Kombëtaren tonë. Ne kemi ndërtuar kushtet për optimizmin e punës në fushë që mund t’u japë kënaqësi lojtarëve, drejtuesve dhe tifozëve. Tani na pret një sfidë ambicioze dhe kërkuese, kualifikimi për “EURO 2024” në Gjermani. Faleminderit lojtareve te mi qe me ndjekin me besim dhe faleminderit te gjithë atyre qe bashkëpunojnë ne fushe me mua dhe te gjithë atyre qe nuk shohin njeri tjetrin por punojnë dhe janë shume te çmuar për mua”, shkruan De Biazi.

Kujtojmë që italiani ishte një ndër ata të cilët përfliteshin për të zëvendësuar Edi Rejën në Kombëtaren shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura