Përfitimet shëndetësore nga uji me limon

Nov 17, 2017 | 18:33
SHPËRNDAJE

Uji me limon ndihmon në uljen e presionit të gjakut, zvogëlimin e stresit dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. Gjithashtu është i njohur që ndihmon tretjen, zvogëlon marrjen e kalorive, ndihmon në humbjen e peshës dhe parandalon lloje të caktuara të kancerit.

Në vetvete limoni është një burim i pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Ai përmban proteina, karbohidrate dhe sheqer. Limonët janë një burim shumë i mirë i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, të tilla si hekur, magnez, fosfor, kalcium, kalium dhe zink.auto_uje-me-limon-650x3581493103608

Me të gjitha lëndët ushqyese të rëndësishme të pranishme në limon, uji me limon mund të jetë tepër efektiv, duke sjellë përfitime të mëdha shëndetësore. Rekomandohet që të përdoret nga të gjithë, përveç atyre që janë alergjikë.

PËRFITIMET

Një nga përfitimet kryesore shëndetësore të ujit me limon përfshin aftësinë e tij për të trajtuar dhe parandaluar gurët në veshka. Zakonisht, gurët në veshka dalin jashtë trupit pa shumë shqetësim, por nganjëherë mund të bllokojnë rrjedhën e urinës dhe të shkaktojnë dhimbje të forta.

Uji me limon është i dobishëm për kurimin e kapsllëkut, prandaj pini ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes. Nga ana tjetër, konsumimi i ujit të vakët me limon me mjaltë çdo mëngjes mund të ndihmojë njerëzit të humbasin peshë shtesë lehtë. Një praktikë e tillë mund të ofrojë lehtësim nga reumatizmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura