“Perëndimi e tregoi fytyrën”, çfarë paralajmëron Erdogan për botën islame

Nov 22, 2017 | 10:32
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll deklaroi se “Bota islame në vitet e fundit po kalon përmes një procesi të dhimbshëm, është e qartë se kalojmë përmes një kohe të nxitjes me plotë kuptimin e fjalës”, raporton Anadolu Agency (AA).

erdogan

“Perëndimi tregoi fytyrën e vërtetë në çështjen e Sirisë dhe Arakanit”. Erdoğan gjithashtu deklaroi se Perëndimi tregoi fytyrën e saj të vërtetë në çështjen e luftës në Siri, refugjatëve dhe gjenocidit në Arakan.

“Indiferenca ndaj egërsisë e cila në shtatë vitet e fundit ndodh në Siri, sjellja çnjerëzore ndaj refugjatëve në kalimet kufitare, mos reagimi ndaj gjenocidit në Arakan, treguan fytyrën e vërtetë të Perëndimit. Në vend të vlerave si demokracia, të drejtat dhe liritë e njeriut, gjithnjë e më shumë vendin e tyre po e marrin anti-islamizmi, neonazizmi dhe racizmi”, ka thënë Erdoğan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura