“Përdorimi i të dhënave personale, shenjë frike”/ Artur Zheji: Tentativë e panatyrshme për të mbajtur pushtetin me çdo kusht

Apr 14, 2021 | 14:37
SHPËRNDAJE

Analisti Artur Zheji teksa komenton sistemin e marrjes së të dhënave nga Partia Socialiste thotë se kjo është një shenjë frike nga ana e qeverisë.

artur zheji

Në një intervistë për News24, Zheji shprehet se dhuna, spiunazhi, presioni apo shit-blerja e votës janë instrumente për të deformuar vullnetin e natyrshëm të njerëzve që duan rotacionin.

“Pres edhe më keq se kaq kur shoh një tentativë të panatyrshme për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Gjithë tentativat për të mbajtur pushtetin me çdo kusht krijojnë instrumente të panatyrshme. Dhuna, spiunazhi, presioni, shit-blerja e votës të gjitha këto janë instrumente për të deformuar vullnetin e natyrshëm të njerëzve që duan rotacionin. Në përgjithësi, thuhet edhe në të folurën shqiptare që “uji kur rri në një vend qelbet”. Kjo është një shenjë frike.

Të dhënat personale në databazët e partive i kanë grumbulluar në bazë të simpatizantëve, por jo të futin duart në e-albania që është strukturuar vitet e fundit.

Unë nuk po them që edhe PD po ta kishte këtë akses nuk do tundohej ta merrte. Me dorën në thes është kapur ai që është kapur”, tha ndër të tjera Zheji.

Më tej ai u shpreh se nuk beson tek prokuroria: “Unë nuk besoj tek prokuroria, për arsye se të gjitha veprimet që shoh…u tha grusht shteti, u tha sabotim për disa kontrollorë që kërkojnë parametra më të mira. Si u kërcënua siguria kombëtare? Grusht shteti dhe siguria kombëtarë janë terma shumë larg. Unë po them që këtu ka një guxim të autoriteteve shqiptare të tanishme nga pandëshkueshmëria, prandaj unë nuk besoj te prokuroria”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura