“Përdorimi i logos mund të jetë objekt për ndjekje penale”/ Kreshnik Çollaku: Teserën e partisë nuk e prodhon shtypshkronja, por institucioni i partisë

Dec 8, 2021 | 23:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se përdorimi i logos së kësaj force politike mund të jetë objekt për ndjekje penale.

Kreshnik Çollaku
Kreshnik Çollaku

 

Sipas tij, kjo është keqpërdorim, pasi sic argumenton ai teserën e partisë nuk e prodhon dot shtypshkronja, por institucioni i partisë.

“Injorojnë institucionet e partisë dhe përgatit karta duke përdorur logo që mund të jetë edhe një objekt ndjekje penale apo emra njerëzish që thonë jo, unë s’kam firmosur, por dikush ka firmosur. Kjo e deligjitimon vullnetin e atyre njerëzve. Janë parë dokumente të partisë i të cilës Sekretari i Përgjithshëm  thotë nuk i kemi lëshuar ne. Kush përdor logon e partisë pa autorizimin e institucionit të partisë? Kjo e deligjitimon. Mund të jetë teorikisht objekt, është shkelje ligjore ajo. Është keqpërdorim. Teserën e partisë nuk e prodhon dot shtypshkronja, e prodhon institucioni i partisë dhe organizatorëve u mjaftonte vetëm kaq që firmat t’ia nënshtronte institucionit dhe ato mandate do të ishin të ligjshme. Mandatet ishin të lëshuara nga zyrat e partisë. Sepse zyrat e partisë, Sekretari i Përgjithshëm ka detyrimin t’i lëshojë pasi depozitohen firmat. Nuk është çështje vullneti Sekretari i Përgjithshëm, është çështje detyrimi. Mandati ka vlerën e institucionit të partisë”, thotë Çollaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura