Përdori patinën elektrike për 400 metra rrugë, ja ndëshkimi që pritet të marrë “fenomeni”

Nov 15, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

Ronaldo Nazaro da Lima duket se e ka harruar premtimin e tij. Ish-futbollisti brazilian tashmë president i skuadrës së Vajadolidit në Spanjë, tha se do të fillonte stërvitjen me lojtarët e tij për të arritur formën. Ndërsa së fundmi ai është futur në telashe në Spanjë pikërisht për shkak të dembelizmit të tij.

fenomeni

Fituesi i dy herë “Topit të Artë” ka përdorur një patinë elektrike për të lëvizur përgjatë 400 metrave rrugë dhe sipas asaj që bën me dije “The Sun” “fenomeni” mund të marrë një gjobë prej 79 eurosh sepse është e ndaluar që në trotuar të lëvizësh me patinë elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura