Përdorën dokumente fiskale të rreme, bllokohen pesë cisterna me naftë në Itali, kishte dalë nga Shqipëria

Dec 5, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

Në portin e Ravennas në Itali janë bllokuar 163,000 litra naftë kontrabandë, e cila vinte nga Shqipëria.

ravena

Operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme (5 dhjetor) nga Guarda di Finanza. Punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.

Gjatë aktiviteteve të kontrollit, zyrtarët doganorë dhe financuesit zbuluan se nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.

Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura