Përdhunonte prej 3 vjetësh mbesën e mitur, burg shqiptarit në Greqi

Feb 11, 2016 | 17:47
SHPËRNDAJE

Gjykata e Selanikut ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim një shtetas shqiptar 60 vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e mbesës së mitur.

23 vjet burgim është dënimi për shqiptarin mbi të cilin rëndon akuza e përdhunimit dhe joshjes në mënyrë të përsëritur të mbesës së mitur.

vendimi gjyqwsorRasti u zbulua në vitin 2014 në Pella, ku e mitura, studente e Gjimnastikës në atë kohë, zbuloi dramën e përjetuar për tre vjet rresht.

Sipas hetimeve të policisë, i akuzuari e ka përdhunuar fillimisht vajzën në shtëpi në verën e vitit 2011.

Deri në shtator të vitit 2014, burri vazhdoi me rastet e përsëritura të akteve të shëmtuara me mbesën e tij.

Edhe pse ka kërkuar falje në gjykatë pasi fillimisht i mohoi aktet, nuk arriti të provonte pafajësinë e tij, kështu që gjyqtarët e shpallën fajtor dhe e dërguan në burg shqiptarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura