Përdhunon shoqen, e lidh dhe e rreh me rrip “Po bënim skenën e “50 hijet e Greit”

Feb 25, 2015 | 17:40
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një student kolegji është arrestuar pasi ka përdhunuar një vajzë 19-vjeçare për të imituar një skenë të nxehtë të filmit “50 Hijet e Greit”, shkruan “Daily Mail”.

Mohammad Hossain, 19-vjeç akuzohet se ka lidhur viktimën, e ka rrahur me kamxhik, përpara se ta përdhunonte në konviktin e tij në Universitettin e Ilinois në Chicago.

Studenti i inxhinierisë ka shpjeguar në polici se ai po bënte thjesht një skenë filmi, atë të “50 hijet e Greit”.

Hossain rrëfen se vajza ka ardhur me dëshirën e saj në konvikt dhe më pas ai i ka kërkuar të heqë rrobat dhe duke mbajtur veshur vetëm sytjenat dhe mbathjet.

Më pas ai ka lidhur duart e këmbët e saj me një rrip dhe e ka shtrirë në shtrat.

Djali ka përdorur një kollare për t’i lidhur gojën dhe një lidhëse për sytë dhe më pas i ka hequr asaj të brendshmet,- është thënë në gjykatën e Cook County.

Pasi ka filluar ta gjuajë me rrip, vajza ka bërtitur duke i thënë të ndalojë. Ajo është dridhur dhe ka filluar të qajë, por 19-vjeçari nuk ka ndaluar aktin e tij seksual.

Vajza ka lënë dhomën e Hossain pas abuzimit, dhe menjëherë ka treguar në polici për ngjarjen.

Hossain është arrestuar nga policët, por ka treguar se nuk ka bërë asgjë të gabuar, dhe se i gjithë seksi ishte një skenë e filmit “50 hijet e Greit” dhe jo përdhunim.

Megjithatë ai ka ngelur në paraburgim dhe pritet të gjykohet për akuzat ndaj tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura