Përdhunoi për 6 vjet gruan e deputetit, arrestohet autori. Familja s’e besoi (FOTOT)

Feb 22, 2015 | 20:02
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë, një 36-vjeçar u arrestua ne lidhje me akuzat per abuzim seksual te gruas se deputetit te Partise Laburiste ne Parlamentin britanik Karen Danczuk. Zonja Danczuk, 31 vjeç, deklaroi se ajo ishte sulmuar dhe perdhunuar qindra here ne shtepine e saj ne Manchester. Policia e Manchesterit arrestoi personin i cili jetonte disa kilometra larg shtepise se zonjes Danczuk. Sipas Daily Mail ai eshte ne paraburgim ku do te pyetet per akuzat.

 [portfolio_slideshow] 

Zonja Danczuk, e cila u be e njohur per postimin e saj ne Twitter, ku kishte dale ne nje pozicion provokues, pretendon se eshte abuzuar seksualisht mes viteve 1989- 1995, kur ajo ishte mes moshes 6 dhe 12 vjec.

Ajo tha se ishte abuzuar ne dhomen e shtepise se saj ne Middleton, pak pasi martesa e prinderve te saj ishte prishur. 

Babai i saj Martin Burk, tani 73 vjec, u largua zonjen Danczuk, duke lene tre vellezerit dhe motren me te madhe me nenen e tyre Susan Burke. 

Pretendimet e Danczuk u quajten si “pjelle e  imagjinates” ne ate kohe nga nena e saj dhe dy prej vellezerve. 

Ajo tha se nuk do t’ia falte kurre nenes se saj qe nuk e kishte besuar kur i kishte thene se u perdhunua sistematikisht.  

Karen Danczuk,  ka treguar se është përdhunuar që në moshën 6 vjeçe nga një mik i familjes, por selfie e kanë ndihmuar atë të fitojë vetbesimin.

Ajo ka thënë se ka vuajtur nga depresioni dhe ka tentuar edhe të vrasë veten dhe për dy vjet është veshur vetëm me të zeza që të mos tërheqë vëmendje.

31-vjeçarja e cila është martuar me Simon, 16 vjet më të madh se veten tregon se vetëm ai është burri i vetëm që ka dashur vërtetë.

“Vetëm ai më bën të lumtur. Ndihem e dëshiruar si femër”-ka thënë ajo.

Nëna e dy fëmijëve ka rrëfyer se në kohën kur ajo bën selfie ndihet e sigurtë, dhe që mund të bëjë qejf pa u turpëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura