Përdhunoi për 16 vjet të bijën, ja çfarë tha babai “monstër” në polici

Sep 1, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Shokuese ka qene mbrojtja qe ka bere babai monster i vene ne pranga pas denoncimit te vajzes se tij, e cila e ka akuzuar se e ka perdhunuar per 16 vjet, qe kur ishte 9-vjec.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Burime nga Policia e Tiranës thanë se menjëherë pas kallëzimit që e dëmtuara J. Nakuçi ka bërë në Komisariatin nr.2, kanë vënë në pranga babanë e saj, Qirjako Nakuçi, 61 vjeç.

Ky i fundit fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të datës 30 gusht, disa orë pasi vajza ishte bindur nga disa murgesha të Kishës Ortodokse për të kërkuar ndihmën e Policisë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura