Përdhunoi ish-të fejuarën te shtëpia e motrës, flet lushnjari: Ajo më thërriti vetë, pastaj…

Sep 20, 2017 | 16:30
SHPËRNDAJE

Juljan Rustami, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet se ka përdhunuar ish-të fejuarën e tij teksa kjo e fundit kishte shkuar tek e motra në Tiranë, ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. 23-vjeçari prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit, ndërsa u arrestua nga blutë e Divjakës, mbrëmjen e së hënës.

auto_perdhunim1486909877

I riu, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë u denoncua në Komisariatin e Policisë Nr. 4 nga ish-e fejuara se e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme pas ndarjes. Madje, pak ditë më parë, kur 21-vjeçarja kishte ardhur në Tiranë tek e motra, Juljani duke përfituar nga situata kur ajo ndodhej vetëm në banesë, kishte kryer marrëdhënie me dhunë me të.

“Nuk është e vërtetë! Ish-e fejuara më lajmëroi që do të vinte në Tiranë dhe më kërkoi të vija edhe unë ta takoja. Nuk kam abuzuar asnjëherë me të”, – është shprehur 23-vjeçari, teksa ka shtuar më tej se denoncimi i është bërë pasi ai nuk ka pranuar që lidhja e tyre të vazhdonte.

Aktualisht, 23-vjeçari është nën akuzë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Përndjekja”.

Ndërkaq, mësohet se i riu është kallëzuar edhe më parë në policisë e Divjakës nga 21-vjeçarja, e cila ka pohuar se ish-i fejuari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Pas kësaj, ndaj vajzës u plotësua menjëherë kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Pasi u vu në pranga, 23-vjeçari Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 4.

Deklaratat

I riu nga Divjaka nuk ka pranuar asnjë akuzë që ish-e fejuara ka ngritur ndaj tij. Rustami u ka treguar uniformave blu, se ka qenë vetë vajza që e ka lajmëruar se do të shkonte në Tiranë për të kaluar disa ditë tek e motra, madje i ka kërkuar që ai të shkonte ta takonte.

“Nuk e dija se Xh. do të vinte në Tiranë. Ajo më njoftoi për këtë dhe më kërkoi që unë të shkoja ta takoja sepse donte të bisedonte me mua. Ne kemi disa muaj që jemi ndarë dhe kam bindjen se ish-e fejuara më denoncon për hakmarrje, pasi unë nuk kam pranuar më që lidhja jonë të vazhdojë”, – ka thënë 23-vjeçari.

Ndërkaq, nga ana tjetër, vajza 21-vjeçare, ditën që ka bërë kallëzim në polici ka treguar se Juljani e kishte ndjekur atë dhe pasi kishte vënë re se ndodhej vetëm në banesën e së motrës, kishte hyrë brenda me forcë dhe kishte abuzuar me të. Po ashtu, ajo ka pohuar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga Juljani, i cili, siç ajo pretendon, i kërkonte që të riktheheshin sërish bashkë.

Lajmi marre nga GSH ne kete link http://www.gsh.al/2017/09/20/ish-e-fejuara-e-akuzon-per-perdhunim-i-riu-me-kerkoi-vete-ta-takoja-me-denoncon-per-hakmarrje/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura