Përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet 26-vjeçari

Jul 4, 2015 | 9:26
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar në pranga një i ri, i akuzuar se kreu marrdhënie seksuale me dhunë me nje 15-vjecare. Ngjarja ka ndodhur në Korçe, e sipas policisë autori është Denis Xhika, banues në Korçë.

Policia e Korçës, foto ilustruese

“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, ky shtetas ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë me shtetasen D.R, vjeç 15, banuese në Korçë”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, parashikuar nga neni 101/1  i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura