Përdhunimi dhe vrasje e studentes nga shqiptari dhe greku, Greqia ashpërson ligjin: Burgim të përjetshëm për ata që…

Nov 12, 2019 | 20:52
SHPËRNDAJE

Më 13 janar, i ri shqiptar dhe ai grek të akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi do të përballen me gjykimin.

eleni_topaloudi-5

“Vendimi i Gjykatës Supreme për të transferuar gjyqin në Athinë po ecën në drejtimin e duhur dhe mbron kushtet për një gjykim të drejtë dhe objektiv,” i tha STAR avokati i të riut grek, Theodoros Mandas.

“Familja ndjehet e detyruar të shprehë edhe njëherë dhimbjen e saj për incidentin tragjik dhe t’i kërkojë falje publikisht familjes së viktimës,” tha Z. Mandas.

Teksa po bëhet një vit nga krimi makabër, ministri grek i Drejtësisë njoftoi se do të ndryshohet Kodi Penal për përdhunimin nga dy apo më shumë persona, duke i dënuar me burgim të përjetshëm.

Deri më tani, të akuzuarit i hedhin fajin njëri-tjetrit për vrasjen barbare të studentes.

Autoritetet janë duke pritur të shikojnë mesazhet e fundit të studentes në facebook për të analizuar enigmën nëse ajo e dinte se do të takohej edhe me të riun shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura