Përdhunimet nga sigurimsat, Krajka: Historia e Alida Hiskut, rast i rrallë

Oct 30, 2015 | 15:22
SHPËRNDAJE

Këto ditë ajo ka rrëqethur opinion publik shqiptar. Para nesh, Alida Hisku tronditi gjermanët, teksa ka publikuar librin autobiografik për vuajtjet në burgjet komuniste, ku thotë se gratë janë përdhunuar masivisht. Madje, duke i treguar me detaje abuzimet seksuale të të dënuarave.

agimkrajka-alidahisku
Për kompozitorin e parë të Alida Hiskut, Agim Krajkën, që ka bërë këngën për Shurte Pal Vatën, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe në një intervistë për Shqiptarja.com, “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit”.

Krajka thotë se nuk e mban mend ngjarjen e Alida Hiskut, megjithatë, nuk e mohon që Sigurimi i Shtetit ishte i lidhur me artistët.   

A mund të vazhdoj t’ju pyes për Alidën, se nuk jam ende e paqartë se pse kur nisi ky debat i ndikuar nga rrëfimi  i saj dolën në shesh shumë histori dhe përfliet se artistët vetë kanë pasur marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, se sigurimsat i mbanin në presion e të tjera histori bashkëpunimi të artistëve me Sigurimin e Shtetit. Si ka qenë realiteti?

Këtu ka një gjë. Të gjithë shqiptarët ishin nën thundrën e Sigurimit të Shtetit. Nuk kishte shqiptar t’i shkonte mendja të bënte një gjë dhe të shpresonte se nuk do ta mirrte vesh Sigurimi i Shtetit.

Dhe zmadhime të tilla, që duan të ulin personalitetin e një artisti apo artisteje nuk duhen bërë.

Sigurimsit ishin njerëz, ishin të përgatitur, të shkolluar. Unë jam befasuar shumë, sepse edhe unë bëja pjesë në sferën e atyre sigurimsave, se ata na shoqëronin kur dilnim jashtë. Bashkëpunimi me ta ishte detyrë. Ishte kodi i punës. Unë si përgjegjës orkestre, si udhëheqës artistik duhet të bëja relacion çdo ditë për ta, ku duhej të njoftoja se është ky apo ai problem, ose nuk ka asnjë problem. Pra unë në relacion do ta thosha çdo gjë ashtu siç ishte.
 
Ajo është në rregull se ka gjetur një mik, por Alida Hisku rrëfen për histori përdhunimi nga sigurimsat…!

Historia e Alida Hiskut është një rast i rrallë. Unë nuk e kam dëgjuar këtë histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura