Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti, Tom Doshi në krye të kortezhit. Të pranishëm Ruçi e Angjeli

Oct 13, 2017 | 23:05
SHPËRNDAJE

Paraditen e sotme janë kryer homazhet për ish-ministrin Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 49 vjeçare. Miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit, nder ta Anastas Angjeli dhe Tom Doshi, sic duket nga video me lart, publikuar nga “reporttv”.

Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas së Dritanit, fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Ruçi.

Rreth Dritan Priftit

Ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë. Edhe pas nënshtrimit të kurave intensive në Itali dhe Gjermani muajve të fundit, fatkeqësisht nuk mundi t’i bëjë ballë Leuçemisë.Prifti ndërroi jetë në shtëpinë e tij. Pasi mjekët italianë ia kishin hequr shpresat ditë më parë, ai u kthye pranë familjes për të kaluar orët e fundit me ta.

Të mërkurën ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja e tij po shkonte drejt përkeqësimit. Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës. Prifti tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një viti po luftonte me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Prifti shërbeu si Ministër i Energjetikës në vitet 2009-2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura