Përçarja e opozitës dhe gara për lidershipin, Korreshi për Panorama TV: Deputetët duhet të kuptojnë nëse duan një PD fituese apo gjysmake! Demokratët kërkojnë zgjidhje

Jun 8, 2023 | 15:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Saimir Korreshi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën e opozitës dhe garën për lidershipin e ri, ku tha se ka ardhur koha që t’i jepet një zgjidhje demokratëve.

Capture

Korreshi tha se në ditën kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, deputetët duhet ta kenë të qartë idenë nëse dëshirojnë një parti fituese apo gjysmake, në zgjedhjet e 2025-ës.

Pjesë nga biseda:

“Ka ardhur koha që ti japim një zgjidhje demokratëve. Kur bëhet certifikimi i anëtarëve, nuk mund t’i themi atyre që kanë qenë në 30 vite që nuk jeni më, duhet pasur shumë kujdes nëse duam të arrijmë realisht një PD të bashkuar. Duhet një opozitë e fortë, për mos dalë me 5 a 6 deputetë në zgjedhjet e radhës, kryesia dhe të gjithë demokratët duhet të kenë logjikën e pastër. A duam një PD fituese apo PD gjysmake”, tha Korreshi.

Lini mundësi të hapur për t’u mbledhur sërish kryesia, për të caktuar një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve. Si mund të bëhet kjo?

Mund të bëhet vetëm përmes negociatave, ulja në një tryezë të përbashkët të 50 deputetëve. Ka dëshirë dhe vullnet për disa deputetë, ka ardhur momenti që të ulemi në të njëjti ambient, të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të arrijmë një marrëveshje konsensuale. Duhet ti japim kohë gjendjes në të cilën ndodhet PD për të pasur negociata, dhe të zgjidhet situata. Koha e kaluar përmes punës, është gjithmonë e vlefshme. Nuk po them për t’u ulur dhe për të zhbërë datën, por deputetët duhet ti japin zgjidhje përfundimtare situatës në PD.

Nëse zhvillohen zgjedhjet më 29 korrik, PD merr fund?

PD duhet ti jepet kohë, mendoj që varret si bëhet procesi, nëse nuk përfshihen demokratët atëherë do ketë mangësitë e veta. Nuk është shmangur asnjëherë kërkesa se duhet të ketë negociata me palën tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura