“Përçahen” socialistët në Mirditë, kreu i PS-së jep dorëheqjen pas rikandidimit të kryebashkiakut aktual: Ndrec Deda bën emërime klienteliste, fushatë me njerëz me precedent

Mar 28, 2023 | 15:50
SHPËRNDAJE

Ka nisur “përçarja” e parë e socialistëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kryetari i PS-së në Mirditë, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, për shkak të rikandidimit të kryebashkiakut Ndrec Deda për një mandat të tretë.

paltushaj

Përmes një postimi në Facebook, Tushaj akuzon kryebashkiakun Deda se ai bën fushatë me njerëz me precedent penal dhe bën emërime klienteliste në bashkinë e tij.

“Të nderuar miq . Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste  të njësise vendore Rrubik .Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i ndrec Dedës .disa arsyet e tjera jane:

1 – zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me koh të pjesëshme, 2 herë në javë me nga 2 orë.Vetem  kur ka fushate vjen me kohë të plotë .

2 -Nuk përfill strukturat e PS

3 -Bën fushat me njerz me precedent penal

Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partine.Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të keshë qënë të paktën një her në burg

4 -Të keshë nivel të cunguar arsimor si Ndreca

Të mos mbajshë mend shokët e klasës

5 – Të qeshësh sa her fol Ndreca

Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.’ shkruan Tushaj në rrjetin social facebook

Kundër kandidimit të Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë, kanë qenë dhe drejtues të tjerë të Partisë Socialiste në Mirditë dhe kjo u dëshmua dhe në mbledhjen e zhvillua dy javë ma parë e cila u shoqërua dhe me përplasje fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura