Përballjet e Ligës së Kombeve, Panuçi rikthen në Kombëtare 2 mesfushorë

Aug 28, 2018 | 14:27
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të përballet në datën 7 shtator me Izraelin në “Elbasan Arena” në takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ndërkohë që 3 ditë më vonë, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gllasgout për tu ndeshur me Skocinë.

Panuci

Mësohet se për këto 2 përballje, trajneri Panuçi do të rikthejë në Kombëtare, 2 mesfushorët ekspertë, Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, të cilët mungonin për afro 1 vit.

Memushaj ka bërë mirë që në start me skuadrën e tok. Rikthimi te Peskara ka bërë që mesfushori vlonjat të rigjejë formën. Gol nga goditja e dënimit dhe asiste, duke treguar se shqiptari ka rigjetur “shtëpinë” te “Delfinët”.

Migj.-Memushaj.

Migjen Basha ndryshoi ambient pas gati 12 viteve stacionim ne ligat e larta të futbollit italian. Transferimi në Greqi, te Aris e bëri mesfushorin e Kombëtares që të ishte menjëherë i rëndësishëm.

Basha mori kontrollin e skuadrës dhe për trajnerin do të jetë njeriu me “çelësat” e reparti të mesit të fushës. Eksperienca ka bërë që Basha të ambientohet shpejt me ekipin e ri dhe të bëjë një debutim pozitiv duke fituar 3-0 dhe duke rënë menjëherë në sy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura