Përballja ndaj Kukësit vendimtare, ja çfarë rrezikojnë futbollistët bardheblu

Jun 2, 2019 | 17:28
SHPËRNDAJE

Dy rroga ose 15 përqind të kontratës luan sot ekipi bardheblu në një 90-minutësh pa kthim. Nëse Tirana nuk fiton Kupën dhe nuk shkon në Europë, do të ketë penalitete financiare. Të gjithëve do t’u mbahen nga dy rroga në formë ndëshkimi.

tiranaaa

Më saktë, secili nga lojtarët do të paguhet 15 për qind më pak. Në këto kushte, lojtarët bardheblu kanë një arsye më shumë që të fitojnë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Kukësin, që të mos humbasin dy rrogat dhe të gëzojnë madje edhe popullin bardheblu.

Tirana luan të dielën sfidën më të rëndësishme të sezonit. Në fakt, bardheblutë ishin ndëshkuar edhe me një rrogë gjobë për paraqitjet e tyre zhgënjyese, por qëndrimi në Kategorinë Superiore ka bërë që presidenti Refik Halili t’ua hiqte këtë gjobë, që do të thoshte rrogë e tretë për bardheblutë. Shkurt, skuadra luan jo vetëm për trofeun e 52-të në Kategorinë Superiore, por edhe për të qenë e qetë gjatë verës duke marrë të gjitha pagat.

mema tirana

Dy rroga mangët në 10 që marrin futbollistët, është shumë pak. Po kështu, lojtarët fitojnë edhe për të ardhmen e tyre. Janë disa lojtarë të Tiranës, të cilëve u mbaron kontrata. Një trofe më shumë do të thoshte një kontratë e re me bardheblutë. Kujtojmë që Lika, Hoxhallari, Turtulli, Kërçiku, Doka e Cake janë të vetmit lojtarë në fushë që kanë fituar tre trofetë e fundit me Tiranën, Kupën dhe Superkupën në 2017 dhe Kupën e Kategorisë së Parë.

Janë disa “ish”-ë në të dyja ekipet. Te Kukësi është Stivi Frashëri, ndërsa te bardheblutë lojtarët që kanë qenë në Kukës janë: Marvin Turtulli, Erando Karabeci, Eni Imami, Bedri Greca, Edon Hasani dhe Gentjan Muça.

Tirana2

Dy lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në secilën skuadër janë Edon Hasani, Vasil Shkurtaj dhe Arturo Rexhinaldo, respektivisht me 12, 12 dhe 13 gola. Skuadrat vazhdojnë të jenë në ekstreme të kundërta.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura